Akademikët hartojnë platformën për çeshtjen kombëtare Kosova (11 Gusht 1998)


Akademikët hartojnë platformën për çeshtjen kombëtare Kosova (11 Gusht 1998)

11:26 11/08/1998

Akademikët shqiptarë kanë marrë nismën për një platformë përsa i përket çeshtjes Kombëtare. Kjo platformë po diskutohet edhe nga akademikët e Kosovës dhe pritet takimi mes tyre. Akademia e Shkencave ka fituar pavarësinë nga qeveria. Projekt statuti i ri do të miratohet nga presidenti Rexhep Mejdani.

Rreth kësaj çeshtje profesori i Akademisë së Shkencave Luan Omari shprehet : “Akademia e Shkencave ka kohë që po harton platformën për çeshtjen kombëtare. Kjo platformë i është dërguar edhe Akademisë së Shkencave në Kosovë. Ne jemi bërë gati për t’u takuar me kolegët tane në Kosovë në kufi por për arsye të luftës në Kosovë nuk kanë mundur të vijnë. Ne shpresojmë të bëjmë një takim ku të marim opinionet e tyre. Akademia e Shkencave nuk është më në varësi të qeverisë por një institucion i pavarur shkencërisht. Statuti i ri tani do miratohet nga Presidenti i Republikës.”/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme