Petrit Kalakula kompromis me Neritan Alibalin (12 Gusht 1998)


Petrit Kalakula kompromis me Neritan Alibalin (12 Gusht 1998)

12:06 12/08/1998

Kryetari i Partisë Demokrate e Djathta e Bashkuar Petrit Kalakula bën kompromis me sekretarin e Partisë Republikane Neritan Alibali dhe partitë e tjera të këtij formacioni. Akuzat që ekzistonin për çeshtjen e pronës dhe devijim e Sabri Godos në Partinë Socialiste gjetën mirëkuptim. Nga ana e Partisë Republikane Alibali, i kishte kërkuar të Djathtës së Bashkuar që të zgjidhte mes Partisë Reepublikane dhe Partisë Demokrate të Djathtë.

Përfaqësuesit e këtyre partive i bënë të ditur Karakulës se neni 34 i projekt Kushtetutës që trajton çeshtjen e pronës është bërë në marrëveshje me forcat e tjera të këtij grupimi sidomos me shoqatën “Pronësi e Drejtësi”. Në këtë mënyrë akuzat për bashkëpunim me socialistët që Karakula i ka bërë Godos bie dhe mbi partinë e Djathta e Bashkuar.

Kalakula u mbrojt me argumentin se kryetari i shoqatës “Pronësi e Drejtësi” Rrapo Tanushi nuk përfaqëson të gjithë shoqatën dhe në këto kushte e Djathta e Bashkuar do të pyesë 30 krerët e degëve në rrethe dhe nëse gjen mirëkuptimin e tyre për formulimin e nenit, Karakula ka marrë përsipër t’i kërkojë ndjesë publike Partisë Republikane dhe krejt grupimit e Djathta e Bashkuar Shqiptare./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme