Probleme në klubin e sportit Tirana (12 Gusht 1998)


Probleme në klubin e sportit Tirana (12 Gusht 1998)

14:54 12/08/1998

“Skandal në klubin Tirana por që do të zgjidhet shpejt” kështu ka deklaruar sekretari i klubit Vladimir Rada. Vetëm sot në mëngjes Rada u njoftua zyrtarisht për një peticion prej disa lojtarëve të ekipit ku kërkohet heqja e trajnerit Ramadan Shehu. Por në peticion arsyet nuk jepen. Flitet se lojtarët kanë pakënaqësi ndaj mënyrës se si drejton Shehu.

Sekretari klubit Vladimir Rada takoi disa nga lojtarët dhe sipas tij synon të ballafaqojë palët dhe të arrijë një kompromis mes tyre. “ Kam marrë kontakt me trajnerin e dytë. Akoma nuk e kam takuar trajnerin e parë i cili kishte një problem shëndetësor. Jam takuar me një përfaqësues të sportistëve dhe do të bëj një takim me ta. Ne jemi mësuar të kemi dy alternativa dhe në rastin konkret duken dy, sportistët dhe trajneri. Dëshira ime është të kemi dhe një altrnativë të tretë, shkrirjen e këtyre problemeve. Do të kemi nevojë për një “kirurg” të heqim pjesën e keqe të ekipit, apo kemi një ekip i cili është në pozita të shëndosha dhe duhet parë se çfarë duhet bëjmë.”– ka shtuar ai./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafa






Të ngjashme