Alarm fals për bombë te Pazari i Ri (13 Gusht 1998)
Ankth dhe frikë në një pallat në qendër të Tiranës,disa metra sipër Pazarit të Ri. Një telefonatë anonime ka lajmëruar vendosjen e një bombe sot në mbasdite, pikërisht një nga familjet e katit të tretë. Anonimi ka thënë se familjarët kanë vetëm 3 minuta kohë për t’i shpëtuar shpëthimit të bombës. Fëmijë,burra,gra dhe fëmijë kanë dalur jashtë me shpejtësi dhe në alarm. Në moment është lajmëruar dhe policia.
‘U tremba faktikisht.Më tha gruaja dil jasht me shpejtësi se është një bombë në pallat.U habita faktikisht se ai që vë bombën nuk lajmëron. S’është nevoja për të dalë por të gjithë dolëm nga pallati. Policia erdhi me urgjencë dhe nuk la vend pa kërkuar por nuk gjeti asnjë gjë’ – tha banori.
Banori i pallatit shton se më të tmerruarit në këto momënte ishin fëmijët. Kështu sikur mos t’u mjaftonte halli i mungesës absolute së ujit prej 10 ditësh këtyre njerzve iu është dashur dhe të kalojnë çaste frike nga një zë anonim. Akoma më alarmante u bë gjendja kur policia shoqëroi në komisariat edhe disa shtetas arabë që banojnë në dy katet e sipërme të këtij pallati. Vetëm pasi kanë mbaruar të gjitha verifikimet e duhura banorët e kësaj zone i janë rikthyer normalitetit./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili