Arrestohet polici i Drejtorise së Policisë Tiranë (14 Gusht 1998)


Arrestohet polici i Drejtorise së Policisë Tiranë (14 Gusht 1998)

15:16 14/08/1998

Arrestohet një punonjës policie, i dyshuar si autor i një vrasje jashtë kufijve të Shqiperisë. Sot në mbasdite, pas një informacioni të marrë nga Ministria e Rendit,Drejtoria e Policisë së Tiranës arrestoi një 28 vjeçar, i cili kishte vetëm 2 muaj i punësuar si polic në një nga komisariatet e Tiranës.

Arrestimi është kryer në ambjentet e brendshme të policisë dhe menjëherë pas kësaj personi ka kaluar në zyrat e drejtorisë për verifikime të mëtejshme. Burimet bëjnë të ditur se polici i arrestuar kërkohej prej kohesh i dyshuar si autor i një krimi të rëndë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme