Rexhep Mejdani takim me ndërmjetësin Hasinger për Kosovën(14 Gusht 1998)
Presidenti Mejdani I ka kërkuar ndërmjetësit Francez për Kosovën Hasinger që të mos përdoret fjala autonomi duke përcaktuar statusin e Kosovës, Republika e tretë brenda Jugosllavisë. Francezi Hasinger theksoi se kërkesa e shqiptarëve për pavarsi është e papranueshme për Europën. Shqiptarët duhet të kuptojnë se ndryshimi i kufijve ndërkombëtar me dhunë do të shkaktojë pasojë të pallogaritshme për Rajonin.
Presidenti Mejdani deklaroi se Shqipëria ndodhet në situatë të stabilizuar. Megjithatë ekzsiston tensioni politik,ndikimi i situatës problematike në kufirin Verior dhe aktet e terrorizmit. Vazhdimi i krizës në Kosovë rrezikon dhe stabilizimin e Ballkanit ,vijoi Mejdani. Ambasadori i Francës i dorëzoi Presidentit të Republikës mesazhin e Presidentit Francez./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame