Ibrahim Rugova, negociata me Beogradin (14 Gusht 1998)


Ibrahim Rugova, negociata me Beogradin (14 Gusht 1998)

16:51 14/08/1998

Ibrahim Rugova cakton një grup negociatorësh për bisedime me qeverinë e Beogradit. Rugova insiston që zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur dhe një protektorat si fazë kalimtare. Grupin negociator e ka përshëndetur gjithë politika perëndimore dhe SHBA-ja.

Politika kosovare nuk është dakort për grupin negociator të përzgjedhur nga Rugova. Veton Surroi deklaron se grupi negociator nuk i përfaqëson shqiptarët. Nga ana tjetër Rexhep Qosja deklaron se grupi negociator është shumë i nevojshëm por ajo përbërje nuk ka përfaqësues nga një varg subjektesh politike kosovare. Në këtë grup mungojnë përfaqësues nga UÇK-ja. Ndërkohë vazhdojnë luftimet në Kosovë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme