Tregu i shit blerjeve të shtëpive (16 Gusht 1998)


Tregu i shit blerjeve të shtëpive (16 Gusht 1998)

12:36 16/08/1998

Të pastrehët e kryeqytetit nuk e kanë të vështirë të gjejnë brenda ditës shtëpi. Megjithatë duhen miliona lekë madje mijëra dollarë për të gjetur një strehë ku të fusësh kokën. Adresa më e thjesht mbeten sekserët. Me çmimet e ulëta ata të mbushin mendjen që të blesh shtëpi në periferi.
Periferia është më e lirë se sa qendra. Në periferi shkon blerja domethënë me të reja 18 mijë ndërsa në qendër shkon 35 mijë dollarë ose 40 mijë dollarë’ – tha një qytetar.

Në konkurencë me sekserët pronarët e agjencive imobilare paraqesin ofertat e tyre. ‘Blerja e një apartamenti me sipërfaqe 18 metra katrorë është te 100 mijë lekë të vjetra dhënie me qera kurse për shitje shkon te 18-20 milionë të vjetra. Kjo është gjithmonë e kushtëzuar nga vendi ku jepet
ose merret’
– tha një pronar i një agjencie.

Pronarët e këtyre agjencive tregtojnë dhe apartamente të firmave ndërtuese që pronotohen deri në themele. Mes dilemave ,apartament të ri apo të vjetër, në qendër apo në periferi ,të pastrehët enden nëpër Tiranë duke shpresuar të ulë çmimet e banesave./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme