Vështirësitë e kambistëve në rrugët e Tiranës (18 Gusht 1998)


Vështirësitë e kambistëve në rrugët e Tiranës (18 Gusht 1998)

15:33 18/08/1998

Tregu i këmbimit valutor përveç shumave të mëdha që disponon,gjendet i mbushur plote në çdo orë me njerëz që shesin dhe këmbejnë valutë. Shuma të mëdha parash qarkullojnë në duart e tyre. Kambistët edhe pse me frikë dhe të pasigurtë, dalin përditë të shesin valutë. Sakrifikojnë të dalin të shesin por kaq sakrificë nuk do t’a bënin para kamerave.

Tregtarët ndihen të friksuar dhe të pambrojtur. Ata thonë se e vetmja mbrojtje që ndjejnë dhe kanë është zoti. Disa mbrojtjen e gjejnë duke paguar vetë një bodigard. Disa që prononcohen për kamerën thonë se frikën më të madhe e ndjejnë nga kriminelët të cilët kërcënojnë me armë. Kërkesa e vetme që ata kanë ndaj shtetit, është vetëm prania e policisë gjatë orarit të tyre të punës./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme