Klubi Sportiv Tirana konflikt me trajnerin Ramadan Shehu (18 Gusht 1998)
Klubi Sportiv Tirana ndodhet në një konflikt mes disa futbollistëve dhe trajnerit Ramadan Shehu. Futbollistët e Tiranës kërkojnë largimin e trajnerit dhe një zgjidhje të shpejtë të situatës.
Ata shprehen të vendosur se nëpërmjet peticionit që kanë bërë, e vetmja rrugëzgjidhje është të largohet trajneri Shehu. Sipas tyre nëse pengesa e klubit janë ata, atëherë do të jenë po ata që do të largohen. Përfaqësuesit e klubit shpresojnë në zgjidhjen e këtij konflikti./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe