Atentat ndaj Kishës Ortodokse ne Shkodër (20 Gusht 1998)


Atentat ndaj Kishës Ortodokse ne Shkodër (20 Gusht 1998)

15:05 20/08/1998

Kjo është Kisha Ortodokse e Shkodrës. Nga shpërthimi i një dite më parë është shkatërruar plotësisht pjesa lindore e saj. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, një pistë e mundshme është hetimi ndaj ndonjë komande serbe që e ka kryer këtë akt për të përhapur panik në qytet. Kurse Lideri i Opozitës, Berisha, i pari politikan që e komentoi këtë akt, akuzoi sot Shërbimin Dekret Shqiptar.

‘Unë iu kam deklaruar juve që ne djegien e Shkodrës ka marrë pjesë sigurimi i shtetit por të jetë i bindur ai që ka organizuar djegien do të përgjigjet një ditë’ – deklaroi Berisha.

Në Shkodër famulltari i kishës At’ Aleksandër Petani e quajti aktin të qëllimshëm. Të tre komunitetet fetare të qytetit verior dolën sot me një deklaratë të përbashkët duke theënë se do të vazhdonin të jetoin me mirëkuptim.

Reagimet e ashpra vijnë dhe nga Tirana. Atentanti nuk e ka gjetur në Shqipëri Kryepeshkopin Anastas, por megjithatë Kisha Ortodokse në një komunikat shtypi shprehu habi dhe shqetësim te madh për këtë akt sipas saj të pabesueshëm.  Aktin e dënoi ashpër dhe Kryetari i Komunitetit Shqiptar Mysliman, Haxhi Koçi./tvklan.al






Të ngjashme