Kombëtarja humbet në ndeshjen me Qipron (20 Gusht 1998)
Lojë reletavisht e mirë për Kombëtaren tonë, por përsëri ajo humbi në minutat e fundit. Për Ilir Shulkun, lojtarët ishin më shumë në mbrojte për këto arsye:
“Në rezultatin e ndeshjes ndikuan për mendimin tim dy faktorë. E para gjykimi i dobët i arbitrit pasi ne ishim në favor me rezultatin 2:0 dhe gjykimi mbas rezultatit 2:0 i arbitrit ishte totalisht për ekipin Qipriot dhe faktori i dyte që ndikoi, aktivizimi i shumë lojtarëve të rinj, në momente që ekipi jonë pothuajse ishte i tërhequr ne mbrojtje në ruajtje të rezultatit”- tha Shulku.
Mbrojtja ishte përsëri nje nga problemet, por jo vetëm ajo. “Për këtë problem është folur shumë në shtyp dhe unë do ta cilësoja pak më ndryshe këtë. Do të thoja që nuk është vetëm reparti i mbrojtjes që çalon por në total janë të gjitha detyrat mbrojtëse të ekipit”– shtoi ai.
Megjithatë,humbja mund të nxjerrë mësime dhe madje nganjëherë ajo është e dobishme.