Bize,tërhiqen trupat amerikanë nga stërvitja ushtarake (21 Gusht 1998)
Në Bizë, amerikanët tërhiqen nga manovrat ushtarake shumëkombëshe“Bashkëpunim ‘98″ . Sot në mëngjes luftanijet amerikane janë larguar nga ujërat teritoriale shqiptare. Oficerët e NATOs e justifikuan këtë tërheqje të parakohshme me të dretjën ekskluzive të amerikanëve për të thirrur trupat e tyre per arsye qe lidhen me çeshtjen kombëtare amerikane.
Ky veprim lidhet me masat e rrepta të sigurisë që ka marrë qeveria amerikane pas akteve të fundit të terrorizmit islamik ndaj Ambasadave Amerikane në Tanzani dhe Kenia. Largimi i luftanijeve amerikane ka pezulluar demonstrimet ameriakane të planifikuara për sot në detin Adriatik./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame