Forcat Speciale në Veri, vihet në zbatim plani antikrim (21 Gusht 1998)
Ministria e Rendit shton forca të reja policie në zonën Verilindore. Ka filluar zbatimi i paketës antikrim i miratuar edhe nga kryeministri Fatos Nano. Forcat speciale si dhe Policia Lokale e ndërhyrjes së shpejtë janë përqëndruar në Veri .
Në qytetet veriore do të shkojnë për ditë me rradhë edhe ekspertë të krimit të organizuar të Ministrisë së Rendit Publik. Zyrtarët e ministrisë nuk kanë dhënë detaje mbi planet antikri pasi sipas tyre ato përbëjnë sekret të plotë. Tropoja dhe Malësia e Madhe do jenë qytetet e para të aksionit policor kundra trafikut të armëve./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili