Kosova, vazhdojnë luftimet me serbët (22 Gusht 1998)
Në Kosovë vazhdojnë luftimet e ashpra nëpër fshatra. Forcat Serbe kanë vazhduar sulmet me artileri të rënda ku janë dëmtuar shumë shtëpi të cilat janë djegur plotësisht. Sipas Organizatës mjekët pa kufi afërsisht 15% e popullatës së Kosovës është shpërngulur nga shtëpitë e veta.
Shumica e popullatës janë drejtuar drejt qytetit të Gjakovës Prizrenit dhe kufirit të Shqipërisë. Kryenegociatori i bisedimeve të paqes për shqiptarët etnik të Kosoves hedh poshtë njoftimin se ka bërë bisedime të fshehta me serbët. Femi Agani deklaron se pala shqiptare është gati për dialog me serbët./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori