Tiranë, policia aksion anti terror (22 Gusht 1998)
Elementë të quajtuar si shumë të rrezikshëm u ndaluan mbrëmë nga forcat policore të Komisariatit 3. Arsenali i armëve i gjetur në banesë përbën një bazë të fortë provash që flasin për një rrjet të gjërë trafikantësh dhe eksponent të krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Operacioni frontal filloi mbrëmë në orën 23:00 dhe mbaroi pas 3 orësh. Nga ky operacion u prangosën 10 persona të gjithë shtetas të huaj ku mes tyre ka dhe shqiptarë. Policia ka marrë gjithahtu masa sigurie në territoret e ambasadave.
Nëndrejtori i Policisë Tiranë Hasan Hametaj u shpreh për Televizionin Klan: “Në Tiranë mes të tjerëve jetojnë edhe njerëz të dyshimtë të pakontrolluar shtetas të huaj dhe ne kemi për detyrë të bëjmë kontrolle dhe ata të deklarojnë adresat e sakta në rajonet tona. Vëmëndja jonë kryesore duke marrë masa sigurie është përqëndruar tek Ambasada Amerikane por edhe në ambasadat e tjera.” /tvklan.al
Gazetar : Roland Zili