Ndihma e shpejtë në QSUT (22 Gusht 1998)


Ndihma e shpejtë në QSUT (22 Gusht 1998)

10:54 22/08/1998

Urgjenca e Spitalit Qëndror është stacioni i fundit ku ndihma e shpejtë shpëton jetë njerëzish. Por ndodh që dhe pse mjekët japin maksimumin e tyre vdekja për ndonjë fatkeq është e pashmangshme.

Sot kamera asistoi në një skenë tragjike. Fati i keq dhe kushtet tepër të këqija të punës i kanë kushtuar jetën sot një 25 vjeçari. Ai kishte disa kohë që punonte me brigadën e tij në ndërtimin e një shtëpie në fshatin Selitë. Pikërisht ndërsa punontë, ai prek në një rrymë elektrike ku dhe humb jetën.

Mjekët e urgjencës bënë çfarë mundën por për të riun kishte përfunduar gjithçka. E ndërsa shokëve të tij u ra barra e rëndë për të lajmëruar familjen, trupi u dërgua për në morg./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme