Në pritje të finales së Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010
Autori: Blendi Fevziu
22:35 07/07/2010Emisioni “Opinion” u fokusua sërish sonte në finalen e madhe të Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010, ku ditën e diel do të përballen Holanda me Spanjën. Kjo e fundit fitoi mbrëmjen e sotme në supersfidën me Gjermaninë, duke dhënuar në minutën e 73-të.
Por e veçanta e kësaj finale është se asnjë nga të dy ekipet nuk ka qenë kurrë fitues. Kampionati Botëror i Futbollit do të pasurohet me një fitues të ri. Holanda ose Spanja do të ngrejnë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm botëror të futbollit.
Për të diskutuar mbi ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës, si dhe për finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit, të ftuar në studion e emisionit “Opinion” ishin deputetja Mimi Kodheli, deputeti Astrit Patozi, pedagogu Blendi Salaj, ish-futbollisti Ferit Ragami dhe gazetarët Ylli Rakipi, Sonila Meço, Robert Rakipllari dhe Fiodora Fiora./tvklan.al