Edicioni i lajmeve 09 Nëntor 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 09 Nëntor 2009, ora 19 30

20:10 09/11/2009

Titujt kryesorë 09 Nëntor 2009, ora 19 30

Tragjedi në Gjirokastër, shembet pallati 5-katësh

Një pallat 5-katësh është shembur në hyrje të Gjirokastrës. Dy persona mendohet të jenë ende nën rrënoja, ndërsa 50 të tjerë të kenë marë plagë të lehta. Tv Klan sjell dëshmitë e të mbijetuarëve.

Gjirokastër, një kronikë fatkeqësisht e paralajmëruar

Rrezikshmëria e ndërtimeve në këtë zonë, ishte paralajmëruar nga Tv Klan, shtatë vite më parë, ndërsa banorët e këtij pallati jepnin alarmin për rreshqitjen e tokës.

Incident në nëndetësen bërthamore ruse, 20 viktima

20 marinar rus kanë humbur jetën pasi nëndetësja bërthamore me të cilën lundronin në oqeanin Paqesor, pësoi një defekt në sistemin e fikjes së zjarrit.

Inter në krye të Serisë A, në pritje të Milanit

Inter ka mundur me vështirësi Udinezen, në përballjen që ka siguruar përkohësisht kreun, pasi mund të shoh sërisht Milanin në vendin e parë, nëse fiton në mbrëmje me Lecen.

“Dua më shumë Shqipërinë” sjell në Tiranë Jim Belushin

Aktori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare Jim Belushi, mbrin në Tiranë për të marrë pjesë në emisionin “Dua më shumë Shqipërinë” i regjizores së njohur Vera Grabocka.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 09 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme