Edicioni i lajmeve 20 Dhjetor 2009, ora 19 30
Titulli kryesorë 20 Dhjetor 2009, ora 19 30
Emigrantët në familje për festat e fundvitit. Fluks në dogana
Këtë vit shqiptarët duket se janë ata që lëvizin më tepër për festat e fund vitit, pasi nëpër botë kriza financiare ka çuar në ulje të ndjeshme të pronontimeve turistike për krishtlindje e vitin e ri. Në pikat doganore ka nisur fluksi në hyrje.
Zhbllokohen rrugët, shirat shkaktojnë përmbytje në jug
Rreshjet e dëborës vazhdojnë të shkaktojnë probleme ne veri por vetëm në disa zona të thella. Ndërsa në jug shirat kanë shkaktuar përmbytje edhe në zonat e banuar.
Ngrijnë europa e SHBA, 1 viktimë në çdo orë
Moti i keq ka përfshirë europën si dhe SHBA, ku në 24 orë kanë humbur jetën 25 persona. Mjaft autostrada e hekurudha janë bllokuar ndërsa dhjetra fluturime janë pezulluar.
“Skenderbej” e “Nënë Tereza”, pjesët e harruara të Tiranës
Qendra e Tiranës është kthyer në një makth për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Indiferentizmi i bashkisë ka bërë që sheshi “Skenderbej” dhe ai “Nënë Tereza” të jenë në gjendje skandaloze për shkak të gropave të shumta.
Le Figaro: PS duhet të respektojë rregullat e demokracisë
Gazeta franceze “Le Figaro”, në një shkrim të saj referuar burimeve diplomatike, thekson se opozita në shqiperi, duhet të respektojë rregullat e demokracisë. Kjo situatë ka shtuar ndjeshëm shqetësimin ne BE.
Samiti i Kopenhagenit në Euroklan e në shifra
Euroklan ju përcjell sot takimin e 8-të të tij në Tv Klan, në atmosferën dhe rezultatet e konferencës së Kopenhagenit. Ky samit mund të quhet dhe samiti i shifrave, për shkak të shpenzimeve të tij dhe pjesmarrjes së lartë të liderve botëror.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 20 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço