Edicioni i lajmeve 29 Korrik 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 29 Korrik 2009, ora 19 30

20:10 29/07/2009

Titujt kryesorë 29 Korrik 2009, ora 19 30

Fullani: Rritja ekonomike do të vazhdojë të jetë pozitive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, rikonfirmon edhe njëherë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë pozitive. Ai tha se ekonomia po formalizohet, por kërkoi vëmendje mbi deficitin buxhetor.

Vizat, Tirana miraton raportin, Fratini: Të integrohet Ballkani

Komiteti ndërministror për integrimin, miratoi raportin për liberalizimin e vizave, i cili do të prezantohet në KE. Ministri i Jashtëm italian Fratini, thotë se Ballkani duhet të integrohet pa vonesa në BE.

Rama: Transparenca për votën deri në protesta qytetare

Edi Rama bëri publike vendimet e asamblesë socialiste, për mosnjohjen e zgjedhjeve. Duke thënë se transparenca e votës do të kërkohet edhe përmes protestave qytetare.

Sërisht aksidente me vdekje, shqiptarët nuk respektojne rregullat

Aksidentet marrin të tjera jetë në rrugët e vendit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave në 5 ditë. Drejtuesit e policisë rrugore thonë se shkak i tyre është mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Akademia e Yjeve, “Pushton” Vlorën me dance & folk

Turi veror i finalistëve të “Akademisë së Yjeve”, është ndalur në qytetin bregdetar të Vlorës. 12 artistë të rinj kanë performuar përpara qytetarëve dhe pushuesve me muzikë të zgjedhur moderne e folklorike.

Kriza ekonomike godet gjigandët e Formula 1, ikën BMW

Kriza ekonomike godet edhe gjigandët e Formula 1. Drejtuesit e skuterisë gjermane BMW, deklaruan se me mbarimin e këtij sezoni, nuk do të jenë më pjesë e këtij kampionati të famshëm.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme