Edicioni i lajmeve 26 Maj 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 26 Maj 2009, ora 19 30
Meta: Nano faktor i rëndësishem, mund të bashkojë të majtën
Ndonëse Partia Socialiste e përjashtoi liderin e saj historik, Fatos Nanon, nga lista e kandidatëve për deputetë, kryetari i LSI–së, Ilir Meta, e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin, që e majta të mund të fitojë zgjedhjet.
Ashta hap siparin e ndërtimit të 104 hidrocentraleve në vend
Kryeministri Berisha ka inaguruar fillimin e punimeve për hidrocentralin e Ashtës, i cili ngre siparin e ndërtimit të 104 hidocentraleve të tjerë në gjithë vendin, ku do të punësohen mbi 60 mijë persona.
Tirana e Prishtina: Mbështetja islamike për Kosovën, e rendësishme
Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë përshëndetur miratimin e rezolutës shqiptare për Kosovën, nga të 57 vendet e konferencës islamike, duke e quajtur këtë si një akt të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit të ri.
Topalli në NATO: Do të shembim murin e zonës Shengen
Kryeparlamentarja Topalli, u kërkoi vendeve të NATO –s mbështetje për heqjen e vizave dhe i garantoi ata në Asamblenë Parlamentare të Aleances, se Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira e brenda standardeve ndërkombëtare.
Vorë e Shkozet, miratohet ndërtimi i dy veprave rrugore
Nyja e Vorës në autostradën Tiranë-Durrës dhe ajo e Shkozetit do të modernizohen falë një investimi të fondit Kuvajtjan. Ndërtimi i mbikalimeve në këto pika, do ti jap frymarrje trafikut të rënduar.
Matura shtetërore, nesëer ngujohen dy hartuesit e testit të Letërsisë
Hartuesit e testit të Letërsisë për maturën shtetërore 2009, do të jenë dy mësues. Ata pritet të përzgjidhen sonte nga ministria e Arsimit për tu ngujuar gjatë ditës së nesërme. Grupi prej 20 vetash do të qëndroj i mbyllur deri në datën 2 Qershor.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 26 Maj 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço