Politikanët reagojnë për arrestimin e zyrtarëve demokratë (24 Gusht 1998)
Politikanët shqiptarë kanë reaguar kundër akuzave të Berishës për implikimin e qeverisë Nano në arrestimin e ish zyrtarëve demokratë. Sipas Skënder Gjinushit, Prokuroria duhet të ushtrojë drejtësi për ngjarjet e Marsit 1997.
Gramoz Ruçi pohon se Partia Socialiste nuk ka ndërhyrë në organet e drejtësisë. Komenti i Partisë Socialiste rreth kësaj ngjarjeje është partia si të gjithë subjektet e tjera politike, duhet të mbajë qëndrimin juridik të një shteti demokratik që politika të mos ndikojë në organet e drejtësisë.
Sipas Neritan Cekës qëndron akuza krime kundër njerëzimit për ngjarjet e Marsit ’97 ndërsa Sabri Godo nuk është dakort me këtë akuzë. Godon shprehet se është e vërtetë që janë vrarë njerëz por jo nga personat që janë nën këtë akuzë.tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame