Edicioni i lajmeve 28 Shkurt 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 28 Shkurt 2009, ora 19:30

20:13 28/02/2009

Titujt kryesorë 28 Shkurt 2009, ora 19:30

Berisha: Kthimi majtas, kthim mbrapa për Shqipërinë

Kryeministri Berisha deklaroi sot nga Durrësi se kthimi majtas për shqiptaret do të jetë kthim mbrapa. Ai shtoi se rrugët e vendit nga Shkodra deri në Vlorë do të jenë me katër korsi.

Apartamentet: “Luftë” ndërtues-qytetarë për çmimet e larta

Ndërtuesit në Shqipëri dhe qytetarët vazhdojnë prej disa muajsh një betejë nervash mes tyre lidhur me çmimin e banesave, çka ka çuar në bllokimin e një pasurie prej 150 milionë Eurosh.

Shqipëria, 4.2 mln banorë. Për 20 vjet rritja, 900 mijë banorë

Në 20 vitet e fundit numri i popullsisë në Shqipëri është rritur me 900 mijë banorë, duke kapur aktualisht shifrën e 4 milionë e 250 mijë banorëve. Sipas statistikave, në Shqipëri ka më shumë meshkuj sesa femra.

Godo në Turqi: Gati shërbimi i dializës për pediatrinë

Turqit do të mundësojnë që pediatria të ketë shërbimin e dializës. Në takimet që Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi në Turqi, u ra dakord me autoritetet turke edhe për bashkëpunime të tjera.

SHBA, burg gruas që shkëmbeu fëmijët me 175 USD dhe një zog

Një dado në SHBA ka përfunduar në pranga, pasi kërkonte të këmbente dy fëmijët që ruante me 175 Dollarë dhe një zog tropikal. Policia në Luiziana ka arresuar edhe trafikantët e fëmijëve.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 28 Shkurt 2009, ora 19:30 –Spiker: Reis Çico






Të ngjashme