Asfaltohen rrugët në Tiranë (27 Gusht 1998)


Asfaltohen rrugët në Tiranë (27 Gusht 1998)

15:27 27/08/1998

Tashmë nuk do të ketë më ankesa në bashki për rrugët e prishura në Tiranë sepse Ministria e Punëve Publike i ka asfaltuar ato. Por në këtë rast është bashkia ajo që ankohet për këtë asfaltim i cili duhet sikur është i kotë pa bërë kanalizime e duhura. Tashmë pas asfaltimit nga Ministria dhe pas problemeve që ka nxjerrë ky asfaltim për Drejtorinë e Rrugëve, është pyetur drejtori i kësaj drejtorie Edmond Kosta.

Ne kemi disa vërejtje për këto asfaltime ku kemi bërë me dije dhe ministrinë për mënyrën se si do të operohet në këtë punë. Konkretisht nuk është trajtuar fare sistemi i kanalizimeve. Një pjesë e mirë e zgarave në funksion të kullimit të tyre dhe e pusetave janë bllokuar. Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Tiranës është plotësisht i amortizuar.”/tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme