Namik Dokle intervistë për Kosovën dhe Berishën (28 Gusht 1998)


Namik Dokle intervistë për Kosovën dhe Berishën (28 Gusht 1998)

11:27 28/08/1998

Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle gjatë një interviste flet për situatën në Kosovën dhe për të ardhurit nga Kosova në Veri të Shqipërisë.

” Ne si grup parlamentar bëmë një vizitë në Veri për të parë gjendjen e të ardhurve nga Kosova dhe gjithashtu ne morëm pjesë në një stërvitje ushtarake që u zhvillua aty. Synimi i kësaj vizite ishte të zhvillohet një debat parlamentar për këtë çeshtje dhe të mendohet në një zgjidhje të kësaj çeshtje. Problemi kryesor në Veri me të ardhurit kosovarë është strehimi prandaj po mendojmë të bëhet një plan për lëvizjen e këtyre njerëzve edhe në qytete të tjera. Për të përballuar këtë situatë në veri duhet të merren masa urgjente nga qeveria dhe të ketë një koordinim të punëve nga të gjitha ministritë.”

Gjithashtu Dokle në këtë intervistë flet dhe për Berishën dhe mitingjet e paligjshme të Partisë Demokratike.

“Përsa i përket mitingut të paligjshem të Partisë Demokratike që bënë thirrje për luftë civile kjo është për të ardhur keq kur qeveria është e përqëndruar për situatën në Kosovë. Parlamenti shqiptar do të veprojë për zbatimin e ligjit dhe kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë. Mitingjet e Berishës janë një skenar i përsëritur.” /tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme