Vrasje me motiv gjakmarrjen tek Medreseja (28 Gusht 1998)


Vrasje me motiv gjakmarrjen tek Medreseja (28 Gusht 1998)

14:58 28/08/1998

Gjakmarrja vret në një nga rrugët e Tiranës pas 18 vitesh. U vra sot në mesditë nga gjakësit e tij i moshuari Ali Baushi pranë një rrugice në vendin e quajur Medreseja. Dëshmitarët okularë thanë se vrasësit ishin dy të rinj emrat e të cilëve njihen tashmë nga policia.

Viktima po udhëtonte në këmbë në këtë rrugicë kur të rinjtë i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 12 herë me pistoletë. I moshuari ka mbetur i vrarë në vend. Edhe pse i përgjakur ai është dërguar në spital. Policia thotë se vrasja ka patur si motiv një hasmëri të vjetër./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme