Aktiviteti kundër SIDA-s (1 Dhjetor 1998)
Ka filluar me një sirenë e cila sjell alarmin e sëmundjes më të madhe të shekullit. Sot aktiviteti ishte i organizuar nga Ministria e Kulturës, Drejtoria e Politikave Rinore dhe Këshilli Rinor Shqiptar. Janë mbledhur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të sensibilizuar dhe solidarizuar të rinjtë dhe këdo tjetër për këtë sëmundje vdekjeprurëse e emrin SIDA.
Fillimisht publiku është përballur me një ekspozitë të rinjsh gjimazistë me temë “Pro jetës dhe kundër AIDS”. Kjo është shprehur me teknikat e artit figurativ ku më vonë këtë atmosferë do ta përcillnin këngëtarët Redon Makashi, Elton Deda, Eranda Libohova, Spirit Voice dhe çifte baleti. Thirrja ishte që jo vetëm 1 dhjetori por çdo ditë tjetër të jetë luftë për jetën./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti