Zbulohet “çelësi” i skizofrenisë


Zbulohet “çelësi” i skizofrenisë

10:49 01/11/2019

Shkencëtarët: Me një fije floku mund të evidentohen të prekurit

Nga flokët mund të zbulohet skizofrenia shumë më parë se të shfaqen halucinacionet. Bëhet fjalë për një molekulë në fijet e flokëve, e cila kur është në nivele të larta përkon me një luhatje biokimike të trurit, që duket se vjen si pasojë e një stresi inflamator.

Zbulimi i kërkuesve japonezë të qendrës Riken për shkencat e trurit, është publikuar në revistën Embo Molecular Medicinë dhe ka një rëndësi të madhe, pasi i hap rrugën krijimit të medikamenteve të reja dhe testeve për diagnostikim të hershëm.

Studimi evidenton për të parën herë që reagimi i tepruar ndaj zhurmave, që është tipike e të atyre që vuajnë nga skizofrenia, vjen si rrjedhojë e prezencës në sasi të lartë të enzimës MPST, që prodhon një molekulë antioksidante.

Zbulimi është bërë duke përdorur kaviet e laboratorit, më pas ka mbërritur konfirmimi post-mortum të trurit të disa pacientëve, të dhëna të cilat janë krahasuar me ato të personave të shëndetshëm. Gjithashtu më pas analizat kanë vërtetuar se në pacientët që vuajnë nga skizofrenia, sasia e kësaj molekule është gjithnjë e larte tej normave.

Klan Plus






Të ngjashme