Ndre Legisi intervistë për Kushtetutën (1 Dhjetor 1998)
Ndre Legisi flet në intervistë për miratimin e Kushtetutës dhe pretendimet e PD-së për një projekt Kushtetute tjetër. Legisi i quan këto pretendime delirante nga individë të PD-së që duan të mbajnë vendin peng. Sipas tij tani duhet të respektojmë të gjithë Kushtetutën e vendit dhe ligjet e saj. Gjatë intervistës ai u shpreh :
” Pretendimet e PD-së janë momente delirantizmi, që synojnë të mbajnë të ndezur luftën politike në Shqipëri. Ne ju themi se ka perënduar koha kur individë të veçantë bëjnë Kushtetuta dhe mbajnë vendin peng. Në ligjet e Kushtetutës janë për t’u parë ato me karakter ekonomik por është e domosdoshme edhe rregjistrimi i popullsisë. ” ./tvklan.al