Tifozët të interesuar për Kombëtaren


Tifozët të interesuar për Kombëtaren

16:11 02/11/2019

Në radhë për të marrë biletat për Francën e Andorrën

Tifozët janë mbledhur edhe të shtunën te dyqani zyrtar i federatës për të blerë biletat për ndeshjet e Shqipërisë. Prej të shtunës ato mund të merren edhe nga ata që nuk janë anëtarë të Fan Club të Kombëtares. Ka si këta djem që i morën biletat si për Francën dhe për Andorrën.

“I morëm të dy ndeshjet, duam t’i shikojmë të dyja.”

Ndërkohë ka edhe nga ata të cilët kërkojnë të ndjekin vetëm Francën që do të luhet më 17 Nëntor në stadiumin e ri në Tiranë, por duhet të marrin edhe atë të sfidës së 14 nëntorit me Andorrën në Elbasan. Ata janë kundër shitjes si paketë.

“Nuk është e drejtë që të shiten të dyja me detyrim.”

Ndeshjet e Nëntorit janë të fundit për këtë vit për Kombëtaren që synon tashmë vendin e tretë në grupin kualifikues, pasi mundësitë për të shkuar në fazën finale të Euro 2020 janë shuar.

Tv Klan






Të ngjashme