Qyteti gjerman shpall “emergjencën naziste”


Qyteti gjerman shpall “emergjencën naziste”

18:01 02/11/2019

Qyteti Dresden në Gjermani ka shpallur një “emergjencë naziste” për shkak të një problemi serioz që ka me të djathtën ekstreme.

Këshilltarët e këtij qyteti kanë miratuar një rezolutë duke thënë se për këtë çështje duhet të bëhet më shumë.

“Shoqëria demokratike është e kërcënuar”, tha për BBC këshilltari Max Aschenbach. Sipas tij, i cili është dhe nismëtari i mocionit, thotë se ishte e nevojshme një iniciativë e tillë “sepse politikanët nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’u pozicionuar kundër ekstremit të djathtë”.

Në rezolutë theksohet fakti se qëndrimet dhe veprimet e ekstremit të krahut të djathtë në këtë qytet po rriten ndjeshëm dhe u bëhet thirrje qyterarëve që të ndihmojnë personat që kanë rënë pre e dhunës nga këto veprime dhe të forcohet demokracia.

Max Aschenbach shprehet se këshilli bashkiak i qytetit Dresden është angazhuar të promovojë një shoqëri të lirë dhe liberale që mbron pakicat dhe kundërshton me forcë nazistët. /tvklan.al






Të ngjashme