“Emigrantët” e pallatit mbretëror
Meghan Markle dhe Princ Harry mund të largohen nga familja mbretërore. Ky është konstatimi i bërë pas intervistës që ata dhanë për dokumentarin “Një udhëtim në Afrikë”.
Referuar “Daily Star”, Duka dhe Dukesha e Sussex me shumë gjasa do të lënë Pallatin Mbretëror. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kritikave të shumta që i kanë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.
Nisur nga peripecitë që Dukesha ka kaluar që kur ka marrë këtë post, qëndrimi në Kensington Palace është vënë shumë herë në pikëpyetje.
Princ Harry e ka pranuar deri diku se ai dhe Meghan duan të largohen nga Britania e Madhe. Ndërkohë, edhe Markle e ka vënë në diskutim këtë fakt.
“Nuk mjafton vetëm të mbijetosh, kjo nuk është pika e jetës”, është një ndër fjalitë e shkëputura nga intervista e saj. E gjithë kjo nënkupton pakënaqësi për prindërit e Sussex.
Ekspertët tregojnë se braktisja e pallatit do t’i kushtojë shumë. Gjithsesi, çifti mbretëror nuk ia ka vënë shumë veshin, pasi ata kanë vendosur të shkojnë në SHBA dhe të qëndrojnë aty për 6 javë bashkë me foshnjën e tyre Archie, ku mendohet se do të krijojnë edhe një shtëpi të dytë.
Klan Plus