Tre automjete përfshihen në aksident

Foto ilustruese

Tre automjete përfshihen në aksident

12:05 03/11/2019

Tre automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir në aksin rrugor Thumanë – Fushë Krujë.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur një furgon, një veturë dhe një dhe një mikrobus. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime disa persona, të cilët nuk janë në rrezik për jetën.

Shkaqet e përplasjes janë të paqarta. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton rrethanat dhe po punon për normalizimin e trafikut të krijuar për shkak të aksidentit. /tvklan.al






Të ngjashme