Kopshtet në Tiranë jashtë standartit (31 Gusht 1998)


Kopshtet në Tiranë jashtë standartit (31 Gusht 1998)

10:50 31/08/1998

Regjistrimi ne kopësht për fëmijët është shndërruar në një nga problemet kryesore për fëmijët. Aktualisht në Tiranë ekzistojnë 42 kopështe por vetëm gjysma e tyre janë në funksionim të plotë. Për mosfunksionimin e tyre ka ndikuar mungesa e kushteve të shumta në materiale por dhe në fonde. Kohët e fundit popullsia në Tiranë është trefishuar me familje nga të gjitha anët e vendit, por njëkohësisht është rritur dhe numri i fëmijëve që duhen regjistruar në kopështe.

Një inspektore në Drejtorinë e Arsimit parashkollor thekson se ka një rritje të madhe të kërkesave për regjistrimin e fëmijëve në kopësht dhe për këtë numër nevojiten dhe rreth 20 godina të tjera. Në këtë rast kopështet jo vetëm që nuk po ndërtohen por dhe ato ekzistuese nuk funksionojnë mirë të gjitha. Kati i dytë i kopshtit 29 është jashtë standartave të banimit. Çatia po bie dhe ky fakt i ka detyruar edukatoret dhe fëmijët parashkollorë të ngushtohen në katet e para.

Krahas këtij kopështi është një kopësht tjetër i rikonstruktuar me fonde dhe i ka të gjitha kushtet e parametrat e duhura për një kopësht. Por jo të gjithë fëmijët mund të shkojnë atje. Kjo pasi kostoja për të mbajtur fëmijët në një kopësht të tillë është e barabartë me pagën minimale të qytetarëve të thjeshtë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme