Konviktet e shkollave jashtë standartit (31 Gusht 1998)
Konviktet e shkollave të mesme pas dy javësh presin mysafirët e rinj por kushtet e tyre për banim dhe studim lënë për të dëshiruar. Sipas drejtorit të konvikteve të shkollave të mesme profesionale Elmaz Lala në 10 vjeçarin e fundit nuk është bërë asnjë rikonstruksion kapital. Zoti Lala thotë se mangësirat janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Problemet higjenosanitare janë të pranishme pothuaj tek të gjitha konviktet por më shqetësues është higjiena tek konvikti i Gjuhëve të Huaja.
Me gjithë punën e drejtuesve të konviktit, problemet sanitare sa vijnë e shtohen. Për këtë sipas tyre ndikon dhe fakti se kati i dytë i konviktit banohet nga familjarë të cilët kanë ndikuar në ndotjen dhe prishjen e ambentit. Kërkesave të drejtorëve të konvikteve në Ministrinë e Arsimit u janë përgjigjur shkurt, me fjalinë që nuk ka fonde. Ndaj nxënësit që do të banojnë në këto godina, duhet të orenditë t’i marrin me vete./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj