SHIK-u dhe Policia operacion ne Veri të Shqipërisë (29 Gusht 1998)
SHIK-u dhe anti krimi shqiptar zbarkojnë në Veri. Situata e rënduar kohët e fundit ka çuar në një domosdoshmëri të një aksioni nga ana e shtetit. Por ndryshe nga herët e tjera operacioni policor në veri nuk do jetë i ekspozuar. Agjentët kriminalë dhe të Shërbimit Sekret kanë marrë urdhra për të vepruar në zbulimin e bazave kriminale dhe veprimtarive të spiunazhit.
Shkodra është parë si një qytet problematik ku agjentë të huaj po shfrytëzojnë situatën. Zëvëndes Ministri i Rendit Ilir Çano pohoi se operacioni do të mbështetet nga forca të specializuara të ministrisë. Gjendja ne Veri paraqitet më problematike sidomos pas acarimit gë gjendjes ditëve të fundit në Tiranë. Objektivi i policisë sekrete do të jenë agjenturat e huaja, bandat kriminale që komandohen nga duar të padukshme, si dhe ruajtja e objekteve strategjike./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili