Parlamenti rifillon punimet (29 Gusht 1998)
Parlamenti rifillon punimet. Politikanët braktisin pushimet nga atmosfera e nxehtë politike në vend. Pas arrestimeve të 6 ish funksionarëve demokratë dhe gjendjes së të ardhurve nga Kosova. Këto do jenë prioritet në diskutimet e sesionit te ri parlamentar por edhe diskutimi dhe miratimi i Projekt Kushtetutës. Gjithashtu Parlamenti do të diskutojë ligjin për SHIK-un dhe Projekt Ligjin për mediat elektronike publike e private./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame