Zjarr tek fabrika e Coca Cola-s (2 Dhjetor 1998)
Zjarr në fabrikën e vetme më të madhe në Shqipëri të prodhimit të Koka-Kolës. Ora 1:00 pas mesnate sjell alarmin e rënies së zjarrit në këtë fabrikë. Ajo çfarë duket nga jashtë është tymi i zjarrit që ende vazhdon. Janë mobilizur zjarrfikësit e Durrësit, Kavajës, Krujës dhe Tiranës për shmangien e tij.
Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit pasi askush nga brenda nuk flet dhe nuk mund të xhirohet. Ajo çfarë mësohet nga jashtë është se stiva e shisheve boshe dhe plastmasi i tyre kanë arritur lartësinë e tavanit dhe prozhektori i vendosur lart i ka nxehur duke shkaktuar dhe zjarrin./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti