Ministria e Rendit, ndryshime në polici (2 Dhjetor 1998)
Përsëri ndryshime nëpër Ministri. Sot në Ministrinë Rendit Publik janë firmosur lëvizjet më të fundit të drejtuesve të policisë. Me urdhrin e ministrit Petro Koçi sot nuk janë ulur si zakonisht në kolltuqet e tyre shefi i komisariatit të Korçës dhe ai i Peshkopisë. Gjithashtu sot është emëruar dhe nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës.
Ish shefi i komisariatit 3 Neritan Nallbati do të zërë vendin bosh prej kohësh. Ndërsa për largimin e shefit të komisaritit të Korçës, ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Besnik Bregu, akoma nuk dihen shkaqet pasi ai njihet dhe si një polic në karrierë. Megjithatë me lëvizjet fundit, ministri Koçi ka dashur të tregojë që do të luftojë fort ndaj nepotizmave të policisë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj