Greva e studentëve (2 Dhjetor 1998)
Sot studentët u janë rikthyer përsëri auditorëve të fakulteteve të tyre. Pas rreth 4 ditësh pushim, oborret e fakulteteve janë mbushur sërish. Por numri i atyre studentëve të cilët rinisën leksionet ishte i përgjysmuar. Studentët e Universitetit të Shkodrës përsëri nuk kanë pranuar të futen në fakultete. Këmbëngulja e tyre dhe moskokëçarja e Ministrisë së Arsimit, bëri që si zgjidhje të mbeste rruga ekstreme, braktisjen.
Në të vërtetë disa rregulla të reja të Ministrisë së Arsimit si detyrimi i pjesëmarrjes në leksione është jashtë çdo logjike. Ndaj krerët e Ministrisë së Arsimit duhet të marrin masa që gabime të tilla nga ana e tyre të korigjohen./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj