Gazetat për programin e Vitit të Ri në Tv Klan – (5 Janar 2000)
Të përditshmet shqiptare, si dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare, në faqet e tyre sot kanë shkruar edhe për atë që ekranet private u dhuruan shikuesve të tyre natën e Vitit të Ri. Megjithëse titujt e tyre si “Programet e televizioneve i nxorrën njerëzit në shesh”, apo “Shqiptarët qeshën apo buzëqeshën në shekullin e ri”, tregojnë se disa prej kanaleve private nuk e arritën të qeshurën e shikuesve. Në rreshtat e tyre lexohet se Tv Klan ishte i vetmi i cili i dhuroi humor të ri, spektakël të xhiruar dhe krijuar vetëm për këtë natë.
Në gazetën “Shqiptare”, citojmë: “Tv Klan ishte televizioni privat, që kishttë marrë përsipër të shfaq të gjithë origjinalitetin e tij në këtë natë. Transmetimi i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ishte një nga arritjet më të mëdha të këtij televizioni, në ditët e fundit të vitit të Ri.”
Gazeta “Republika” shkruan: “Telekomeditë e realizuar nën regjinë e Bujar Kapexhiut apo skeçet në Tv Klan, mund të cilësohen si mundi më i madh i aktorëve të Estradës të Tiranës, Korçës. Shkodrës etj.”
Gazeta “Koha Jonë” në artikullin e saj shkruan: “Konkurenti i vetëm me programet e TVSH-së, ishte edhe programi i Tv Klan.”
Pra media e shkruar shqiptare, kursimtare ndaj fjalëve të mirë ndaj asaj elektronike sot ka evidentuar programin e vitit të Ri, realizuar nga Tv Klan./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori