Hashim Thaçi takon Gjinushin dhe Cekën – (13 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Nënkryetari i përkohshem i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon takimet me lider të partive politike shqiptare. Thaçi takohet me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e PSD Skënder Gjinushi si dhe kryetarin e PAD Neritan Ceka.
“Bashkëpunimi i faktorëve mbarëshqiptare dhe sinkronizimi i politikës shqiptare me atë ndërkombetare janë çështje që na obligojnë të gjithve”, u shpreh Thaçi në takimin me kryeparlamentarin Gjinushi. Gjithashtu në takim u fol edhe për shkëmbimet ekonomike, sociale dhe kulturore mes dy vendeve. Gjinushi e Thaçi kanë diskutuar edhe për zgjedhjet lokale në Shqipëri e Kosovë.
Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka në takim me Thacin ofron bashkëpunimin e tij si kryetar i komisionit parlamentarë të rendit dhe SHIK-ut.
Po sot Hashim Thaçi takohet edhe me përfaqësues e drejtues të medias private në Shqipëri duke i falenderuar për përkrahjen që kanë dhënë në periudhën e luftës së Kosovës. Në takim u bisedua rreth mundësive të hyrjes së mediave shqiptare në Kosovë dhe anasjelltas. Tashmë u theksua nga të pranishmit përveç Tv Klan i vetmi televizion privat që shihet në gjithë Kosovën edhe të tjerë televizione janë të mirëpritura. Ky takim mbylli dhe vizitën e Thaçit në Shqipëri. /tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego