Kuqezinjtë: Andorra përpara, pastaj Franca
“Te stadiumi i ri tifozët do t’i kemi më pranë”
E hëna nisi zyrtarisht grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet me Andorrën dhe Francën.
Në grup ka shumë të rinj që pritet të jenë baza e ekipit në të ardhmen.
Si trajneri Edy Reja, Emanuele Ndoji dhe Myrto Uzuni duan që të kenë mendjen në radhë të parë te ndeshja e së enjtes me Andorrën.
Emanuele Ndoj: “Fillimisht jemi të përqëndruar tek Andorra dhe pastaj do mendojmë për Francën”.
Myrto Uzuni: “Asnjë ndeshje nuk duhet nënvlerësuar, pasi çdo ekip të sjell probleme, por ne do të hyjmë në fushë për fitore”.
Të dy shpresojnë që atmosfera e stadiumit të ri të reflektohet në fushë në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të Euro 2020 me Francën.
Ndoj: “Është pozitive që të jenë njerëzit afër dhe do të na karikojnë”.
Uzuni: “Është pozitive, pasi do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozëria do të na mbështesë”.
Shqipërisë tani i mbetet të synojë vendin e tretë në grup, pasi kualifikimi në fazën finale të Europianit nuk është i mundur.
Tv Klan