![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/10/Ngjarja-qe-tronditi-Mirditen-Eri-Zefi-u-mor-peng-dhe.jpg?fit=1200%2C724&ssl=1)
Vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi
Vetëdorëzohet shoku i tij Gjovalin Alia
Është vetëdorëzuar në polici Gjovalin Alia, i akuzuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Eri Zefit në Zall Xhuxhë të Mirditës.
34-vjeçari që u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks, dyshohet se u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia.
Duke mohuar akuzën, ai ka rrëfyer se udhëtoi së bashku me Zefin ditën e vrasjes, kur edhe u sulmuan nga dy persona, të cilët donin të vrisnin edhe atë.
Uniformat blu njoftojnë se i riu se ka qëndruar i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe pas negociatave me policinë përmes familjarëve ka vendosur mëngjesin e kësaj të marte që t’u dorëzohet autoriteteve.
Ai pritet të dalë para Gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Tv Klan