Kosova dhe autonomia e saj (7 Dhjetor 1998)
Propozimet e fundit për paqe të hartuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krahinën e Kosovës janë kritikuar plotësisht nga shqiptarët dhe nga serbët. Një politikan i njohur shqiptar tha se versioni më i fundit i planit për autonomi është një hap prapa për shumicën shqiptare, ndërsa një burim serb tha se ia nuk arrin të zbusë shqetësimet e Beogradit.
Mediatori amerikan Kristofer Hill ka disa muaj që po vazhdon ecajaket mes kërkesave shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe këmbënguljes së Beogradit që ajo të qëndrojë në kontrollin serb. Hill ia dorëzoi projektin e fundit presidentit serb të enjten në Beograd. Të premten diplomatët i dorëzuan një kopje ekipit shqiptar të bisedimeve në Prishtinë.
Anëtarët e ekipit shqiptar thanë se ata do të japin përgjigje brenda kësaj jave por një personalitet i shquar në ekip la të kuptohej që përgjigja do të jetë negative. Ndryshimet janë kozmotike dhe askush nuk duhet të mashtrohet nga ata tha një burim i cili nuk pranoi të identifikohej.
Në propozimet e Hill shmanget përmendja e një statusi final për Kosovën por Beogradi dyshon se nëse ajo në këtë kohë merr atributet e një Republike, Kosova do të shkëputet ashtu si dhe katër nga gjashtë Republikat në ish- Jugosllavi./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori