Nis specializimi i mjekëve nëpër rrethe (7 Dhjetor 1998)
Studentët e mjekësisë fillojnë specializimet pas universitare. Krerët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë marrë në duart listat e studetëve të mjekësisë të cilët pas mbarimit të ciklit pedagogjik do të fillojnë procesin 2-vjeçar të specializimit universitar.
Studentët të cilët tashmë do të vendosin njohuritë e tyre teorike në provë, do të fillojnë për herë të parë të përdorin bisturinë në praktikë. Studentët do të shpërndahen në spitalet e rretheve të tyre. Brenda periudhës 2-vjeçare të specializimit studentët do të zgjerojnë më shumë e më mirë njohuritë e tyre profesionale./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj