Tiranë, vijnë në jetë pesënjakët nga Peqini (10 Dhjetor 1998)
Kanë mbushur 36 orë jetë pesënjakët e lindur nga një nënë nga Peqini. Sipas mjekëve çdo gjë ka shkuar mirë dhe si shifër ka qënë e rrallë. Edhe për prindërit kjo ka qënë e papritur pasi në fillim ekoja u ka treguar vetëm dy fëmijë, në një qytet tjetër tre dhe vizita në Tiranë ka vendosur katër fëmijë. 3 motra dhe 2 vëllëzër kanë gëzuar fillimisht familjen Elezi pasi ka qënë lindja e parë që i bënte me fëmijë. Por kjo i ka vendosur dhe në siklet pasi nuk kanë mundësi me çfarë ti rrisin./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti