Frankofonët shqiptarë kujtojnë 40 vjetorin e themelimit të Francës (11 Dhjetor 1998)


Frankofonët shqiptarë kujtojnë 40 vjetorin e themelimit të Francës (11 Dhjetor 1998)

15:04 11/12/1998

Sot frankofonët e kryeqytetit kanë përkujtuar 40 vjetorin e themelimit të Republikës së 5-të franceze dhe të Kushtetutës së saj. Organizuar nga Departamenti i Historisë në Universitetin e Tiranës dhe Ambasada Franceze, historianë dhe studiues të saj kanë treguar për Kushtetutën e Republikës së 5-të dhe institucionet e saj politike.

Francezët kanë miratuar që prej republikës së parë, 15 Kushtetuta. Kjo Kushtetutë ka thënë ambasadori francez sheh për më larg. Historianët dhe ata që kanë folur në këtë sesion jubilar shkencor kanë treguar dhe analizuar gjithashtu edhe për politikën koloniale dhe evoluimin e institucioneve politike në francë në periudhën 1958-1962 dhe e kanë konsideruar Republikën e 5-të si një regjim të ri me aspirata për modernizimin ekonomik./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme