Firmat piramidale (12 Dhjetor 1998)


Firmat piramidale (12 Dhjetor 1998)

15:14 12/12/1998

Përballë dyerve të kompanisë VEFA një pjesë e njerëzve lëvizin indiferentë ndërsa të tjerë vazhdojnë biznesin e përditshëm më blerësit e tyre. Kjo situatë qetësie vazhdon dhe para sporteleve të “SUDJA” ,”Xhaferri” e kompani të tjera huamarrëse të cilat vetëm një vit më parë “gëlltitën” mbi 1 miliardë dollarë.

Askush nuk kujtohet të kërkojë paratë e humbura. Duket sikur shpresa e vetme për kreditorët ka mbetur të përfitohen nga shitja në ankand e pronave të piramidave. Megjithatë sipas drejtuesve së kompanive të transparencës kreditorët do të përfitojnë 18-30% të parave të humbura në firmat rentiere./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme